Futboll Sport

STATISTIKAT/ Rekord pasimesh, por Enrike nuk di të fitojë. Pedri bëhet lojtari më i ri spanjoll që…

Mbrëmjen e djeshme Spanja theu rekordin e pasimeve të bëra ndonjëherë në fushën kundërshtare, por kjo gjë nuk vlen aspak kur ndeshja përfundon në barazim pa gola.

* Që nga viti 1980 deri tani, Spanja është skuadra që ka bërë më shumë pasime në fushën kundërshtare në një ndeshje Europiani. “Furia e Kuqe” arriti ta qarkullonte topin dhe bëri 303 pasime në gjysmëfushën e Suedisë.

* Pedri Gonzalez bëhet lojtari më i ri spanjoll që luan në një turne të rëndësishëm (18 vjeç dhe 201 ditë) duke parakaluar Çesk Fabregasin kundër. Ky i fundit luajti ndaj Ukrainës në vitin 2006 në moshën 18 vjeçare dhe 41 ditë.

* Dani Olmo ka barazuar Robert Levandovskin si lojtari që ka bërë më shumë tentativa në Europian pa gjetur rrugën e rrjetës. Sulmuesi i Lajpcigut tentoi 5 herë, por nuk ia doli.

* Spanja e zotëroi topin 85%, duke qenë kështu shifra më e lartë e kësaj kombëtareje në një kompeticion të madh si Europian apo Botëror.

* Luis Enrike është trajneri i dytë që barazon 2 ndeshje radhazi pa shënuar gol. I pari ka qenë Klemente në vitin 1992.

* Spanja ka bërë 17 goditje drejt portës kundërshtare pa arritur të gjejë golin. Ndaj Zvicrës në vitin 2010 arriti 25 goditje pa gjetur rrjetën.

Related posts

LEGANES – REAL MADRID/ Më në fund starton Isco për ndeshjen e “Copa del Rey” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LEGJENDAT E MILANIT/ Wenger dhe WEAH, takim “nostalgjik” në shtetin afrikan

Isa.Autor

ENDE I DËSHPËRUAR ME “DJAJTË E KUQ”/ Pogba nuk heq dorë nga Real Madrid por…

Delo.autor

Leave a Comment