Futboll Sport

KEVIN DODAJ E MBYLL ME LAVDI/ Talenti shkodran transferohet në Bullgari

Nuk kishte mënyrë më të bukur për t’u larguar nga Vllaznia, nga Shkodra, se sa pas një mbrëmje të tillë ku ekipi i tij i zemrës arrin të kualifikohet në turin e dytë të Conference League, për më tepër duke qenë dhe protagonist absolut. Kevin Dodaj e mbyll me Vllazninë, për të vijuar në karrierë të re në Bullgari tek ekipi i CSKA-s së Sofjes. 19-vjeçari realizoi një gol dhe dhuroi një asist përballë Dauvgapils, duke i dhënë Vllaznisë një dorë të rëndësishme në suksesin 4-2 në Letoni.

Pas ndeshjes, ishte vetë Dodaj që konfirmoi largimin e tij: “Bëhet fjalë për skuadrën e CSKA së Sofies, gjithsesi kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim. Unë do të bëj maksimumin kudo që të shkoj dhe në çdo minutë që do të më jepet”, deklaroi Dodaj.

Related posts

ÇËSHTJA “SUAREZ” PËR PROVIMIN FALS/ Prokurorët akuzojnë Juventus: Kanë vështirësuar hetimin tonë

Delo.autor

HOLANDA AFROHET ME BOTËRORIN/ Ishujt Faroe po bëjnë historinë! Vendi i 136 në FIFA merr 3 fitore radhazi

F.autor

ANALIZA/ Golat bëhen çështje te Vllaznia, prapavija nuk arrin të mbajë rrjetën të paprekur

Delo.autor

Leave a Comment