Futboll Sport

TRAJNERI ENRIQUE E DO URGJENT NË KOMBËTARE/ Futbollisti spanjoll braktis pushimet në Mykonos me të dashurën

COVID-19 ka prekur çdo sferë të jetës dhe absolutisht nuk kishte si të mungonte edhe në “Euro 2020” dhe në këto kushte futbollisti i fundit që ka rezultuar pozitiv me Covid-19 është edhe Serxhio Buskets.

Pas grumbullimit me kombëtaren spanjolle për ndeshjet e “Euro 2020” i është dashur të largohet nga pjesa tjetër e skuadrës dhe menjëherë i gjendur në vështirësi trajneri Luis Enrique ka telefonuar futbollistin e Selta Vigos, Brais Mendez.

Siç raporton “Marca” kjo telefonatë urgjente nga ana e timonierit të kombëtares spanjolle ka detyruar Mendez të ndërpresë pushimet në Mynokos të Greqisë i cili ndodhej me të dashurën e tij për t’u venën nën urdhrat e tij për të zëvendësuar Busketsin në “Euro 2020”

24-vjeçari Mendez kishte debutuar për “Furinë e Kuqe” në vitin 2018, teksa tashmë duket se do të ketë shansin e artë për të luajtur me kombëtaren në Europian.  Ai mund të luaj në pozicionet e sulmit dhe të mesfushës dhe në këtë mënyrë mund të përdoret aty ku skuadra ka nevojë.

Related posts

PORTIERI U HODH NGA KATI I 6-TË/ Flet kunati i Teqjes: Nuk u bë sebep motra ime, ja e vërteta me Aldon

Delo.autor

“KJO ËSHTË AJO QË NA JEP ENERGJI POZITIVE”/ Conte “paralajmëron” Juventus dhe bën paqe me mesfushorin Eriksen

Delo.autor

DYBALA SFIDON “PLESHTIN”/ Ylli i Juventus puthje të zjarrta në publik me partneren (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment