Futboll Sport

E ÇUDITSHME TEK BRAZILI/ Nuk grumbullon yllin e Real Madridit dhe vendos bast ende te Coutinho

Federata Braziliane e Futbollit (CBF) ka publikuar listën e lojtarëve që do të grumbullohen për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Botërorin Katar “2022”, kundër Kolumbisë dhe Argjentinës.

Mungon ylli i Realit të Madridit, Vinicius, duke befasuar jo pak, pasi po shkelqen me Blancos!

Tite ka vendosur bast te Antony i Ajaxit dhe Raphinhan i Leeds.

Nga ana tjetër, trajneri ka grumbulluar Coutinhon, nga Barcelona.

Vinicius nuk përshtatet shumë me Tite dhe tani mungesa e tij duket më e ndërlikuar për t’u shpjeguar duke qenë se futbollisti po tregon klasin e tij te Reali me shtatë gola dhe pesë asistime në 13 ndeshje.

Për këto dy takime kualifikuese, sulmuesit e Tites janë Neymar, Gabriel Jesus, Antony, Firmino, Raphinha dhe Matheus Cunha. Surpriza është pa dyshim rikthimi i Coutinhos, aq i kritikuar në “Camp Nou”. Takimi i tij i fundit me Brazilin ishte më 14 tetor 2020 (fitore 2-4 kundër Perusë).

Lista e Brazilit.

Portierë:

Alisson – Liverpool

Ederson – Manchester City

Gabriel Chapecó – Grêmio

Mbrojtës anёsorё:

Danilo – Juventus

Emerson Royal – Tottenham

Alex Sandro – Juventus

Renan Lodi – Atlético de Madrid

Mbrojtës qendorë:

Éder Militão – Real Madrid

Lucas Veríssimo – Benfica

Marquinhos – Paris Saint-Germain

Thiago Silva – Chelsea

Mesfushorë:

Casemiro – Real Madrid

Fabinho – Liverpool

Fred – Manchester United

Gerson – Olympique de Marseille

Lucas Paquetá – Lyon

Philippe Coutinho – Barcelona

Sulmues:

Antony – Ajax

Firmino – Liverpool

Gabriel Jesus – Manchester City

Matheus Cunha – Atlético de Madrid

Neymar Jr. – Paris Saint-Germain

Raphinha – Leeds United

Related posts

Marco Fassone: Derbi? Është faji i Inter, kërkojmë falje

Q.Autor

NUK BËN PJESË NË PLANET REJAS/ Elis Bakaj shkëlqen në kampionatin Bjellorus

Delo.autor

E BUJSHME/ Një yll që do ta paguajë shtrenjtë, shpenzime të “çmendura” të Juventusit për Vlahovic

Delo.autor

Leave a Comment