Sport Të tjera

“PEKIN 2022″/ Lojërat Olimpike dimërore nën masa të rrepta sigurie dhe protokolli anti-Covid

Pas 10 ditësh (4 shkurt), në Kinë do të nisin Lojërat Olimpike dimërore “Pekin 2022”. Një Olimpiadë që do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie për shkak të pandemisë Covid-19.

Të gjithë sportistët që kanë mbërritur në Kinë po zbatojnë masat e rrepta anti-Covid që ka ky vend, ndërkohë që të gjithë duhet të jenë të vaksinuar për të marrë pjesë në gara.

Fshati Olimpik si dhe ambientet sportive ku do të zhvillohen garat janë kthyer në “flluska” ku është e pamundur të depërtosh e ku siguria është në maksimum. Të pranishëm një numër i reduktuar fansash, të përzgjedhur.

Masat anti-Covid janë në maksimum për shkak të variantit Omicron, që është shfaqur edhe në Kinë. Të gjithë dueht të mbajnë masa dhe do të testohen deri në dy herë në ditë.

Related posts

MBI INTERESIMIN E MANCHESTER UNITED PËR PHILIPS/ Trajneri Bielsa: Nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë

Delo.autor

“TIRANA FITON TITULLIN, LAÇI SHKON NË EUROPË”/ Uzuni: Më kanë kërkuar dy skuadra të La Ligës

Delo.autor

111-VJETORI I INTERIT/ Presidenti i klubit “Zikaltër” mesazh: Të bazohemi tek respekti dhe bashkimi, për të qenë…

Delo.autor

Leave a Comment