Sport Të tjera

“TOKIO 2020″/ Vetëm hotel e stërvitje pas 3 ditësh karantinë, kombëtarja e parë rrëfen izolimin

Skuadra e vetme që ka zbarkuar në Tokio për Lojërat Olimpike është kombëtarja australiane e softball. Ndeshjet e këtij sporti do të nisin dy ditë para ceremonisë së hapjes së Olimpiadës (23 korrik-8 gusht).

Nga Tokio, ku ekipi është akomoduar prej 10 ditësh, lojtaret e stafi sqarojnë se nuk kanë asnjë kontakt me persona të tjerë (popullsinë vendase), nuk mund të shkojnë në restorante, të shëtisin apo të bëjnë turizëm në kohën e lirë.

Sipas delegacionit, koha kalon mes stërvitjes dhe qëndrimit mbyllur në dhomat e hotelit ku janë akomoduar, duke respektuar masat anti-Covid. Ekipi kaloi 3 ditët e para në karantinë në hotel, secili në dhomën e tij dhe ushqimi vinte në derën e dhomës së hotelit.

Pasi 72 orëve izolim, skuadra nisi të dalë nga hoteli përmes një hyrje specifike në hotel. Të gjitha lojtaret përdorin një ashensor i vënë dispozicion vetëm për këtë ekip dhe kanë në gadishmëri një sallë për mbledhje dhe një palestër për stërvitje.

“Nuk e kam idenë nëse në hotel ka persona të tjerë apo jo. Të gjithë janë me maskë. Pas karantinës kemi zhvilluar seanca të gjata stërvitore për të kaluar kohën, në të kundërt do të rinim mbyllur në hotel”, tha trajneri Laing Harrow.

Related posts

NDIZET SFIDA INTER-TORINO/ Çmenduri në “San Siro”, realizohen 3 gola në 5 minuta (VIDEO)

Delo.autor

PSG ka probleme financiar/ REALI shumë pranë SUPER lojtarit që do dominoi futbollin 

Isa.Autor

I MJAFTOJNË 6 MINUTA LOJË/ Pas një asist nga Morata, Canales ndëshkon Holandën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment