Futboll La Liga Sport

NGA SHIU NË BRESHËR/ Barcelona mposht me “POKER” Alaves

Barcelona e mbyll vitin 2019 në mënyrën më të mirë të mundshme duke fituar me rezultat të thellë dhe spektakël ndaj Alaveshit në javën e 18-të kampionatit spanjoll.

“Thatësira” e së mërkurës u kthye në rrebesh pasditen e sotme teksa kampionët në fuqi të Spanjës realizuan 4 herë në portën e Alaveshit. Grizman, Vidal, Mesi dhe Suarez lanë shenjën e fundit për 2019.

Ndërkohë nuk dihet nëse kjo ishte sfida e fundit apo jo për mesfushorin kilian Arturo Vidal. Ai përflitet se mund të lëvizë gjatë janarit te Interi në formë huazimi. Mosaktivizimi si titullar në “El Klasikon” e së mërkurës bëri që ai të largohej i acaruar nga seanca stërvitore, ndërsa edhe minutat në fushë kanë qenë të pakta për të.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Mourinho ka besim te rikuperimi i Ferguson

Sadik.Autor

U TRANSFERUA TEK BARCELONA/ Griezmann: Do të jetë e lehtë të luash me…

Delo.autor

“NUK ËSHTË ÇËSHTJE FATI”/ Modriç: Dështimi i Real Madrid ka një shpjegim

F.autor

Leave a Comment