Futboll Sport

TRENDI I “EURO 2020″/ Yarmolenko i merr pijet pas Maqedonisë: E pashë CR7 dhe Pogban, më kontaktoni… (VIDEO)

Trendi i këtij Europiani është reagimi i futbollistëve në konferencën për shtyp me sponsorët zyrtar. Menjëherë pas Kristiano Ronaldo zgjodhi që të largonte Coca-Cola që ndodhej përpara tij, duke i bërë thirrje të gjithëve që të konsumonin vetëm ujë, ka ardhur edhe reagimi i njëjtë i Pogba.

Ky i fundit largoi birrën Heineken nga tavolina. E për t’iu kundërpërgjigjur këtyre dy rasteve ka menduar me humor sulmuesi i Ukrainës, Yarmolenko. Pas fitores me Maqedoninë e Veriut dhe në humorin e duhur, futbollisti zgjodhi që të merrte Coca-Cola dhe Heinenken që të shfaqeshin dukshëm për syrin e shikuesëve dhe i bëri thirrje që t’i vijnë si sponsor personal në një moment që po braktisen.

“E pash Ronaldon dhe Pogba. Unë dua të vendos këto pije këtu. Djema më kontaktoni mua”, tha mes të qeshurave Yarmolenko. /Sport Ekspres/

Related posts

NGA KATEGORIA E PARË TEK SUPERIORE/ Episodet e shëmtuara në futbollin shqiptar për 2021

Delo.autor

SHKËNDIJA-TOTTENHAM/ Nafiu shkund rrjetën e portierit Hart me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Pazar në Gana, Skënderbeu prezanton talentin 18-vjeçar… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment