Futboll Sport

“TUCHEL MUND TË BËHET NDËR MË TË MIRËT NË TË ARDHMEN”/ Sulmuesi Mbappe: Do ta marr në telefon dhe…

Sulmuesi i PSG-së, Kilian Mbape vlerësoi ish-trajnerin e tij Tomas Tuhel dhe u shpreh se do ta uronte për triumfin në Ligën e Kampionëve sapo të mbaronte Kampionatin Europian me Francën.

Në një intervistë për gazetën gjermane ‘’BILD’’, Mbape nuk i kurseu elozhet për ish-trajnerin duke shprehur ndër të tjera se Tuhel mund të bëhet një ndër trajnerët më të mirë në botë.

“Pas Kampionatit Evropian, do ta marr në telefon për ta uruar për fitimin e Ligës së Kampionëve, sepse kam një marrëdhënie të shkëlqyeshme me të.

Tuhel e di saktësisht se si do të sillen kundërshtarët e tij dhe e përgatit ndeshjen me shumë saktësi. Duhet gjithashtu të merret parasysh se është ende një menaxher shumë i ri.

Ai mund të bëhet një nga trajnerët më të mirë në të ardhmen’’, e mbylli fjalën e tij Mbape.

Related posts

Super skedina për sot, ja si ti luani ndeshjet e Botërorit

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Nuk po aktivizohet me Inter-in, skuadra e Serisë A “piketon” mbrojtësin “Zikaltër”…

Delo.autor

JO VETËM RONALDO/ NEDVED sheh shpresë edhe tek dy SUPER LOJTARËT e tjerë

Isa.Autor

Leave a Comment