Futboll Seria A Sport

NGA GJYQI ME “ELIOT” TEK PORTIERI/ Rrëfehet Boban: Gafë me Donnarummën, Milani ndryshoi prej Ibrës

Largimi nga Milani apo gabimi i klubit me Donarumën. Pa lënë pas dore edhe mikun Maldini. Për këto aspekte Zvonimir Boban ka folur për “Sportweek” në një intervistë e cila nesër do të publikohet në versionin e saj integral. Në fakt, disa ekstrakte kanë dalë nëpër media dhe zbulohet një pjesë e planeve të ish-drejtuesit kuqezi.

Ka kaluar hidhërimi për largimin nga Milani?

Po, tani po. Në jetë ka fatkeqësi shumë herë më të mëdha sesa ndërprerja e një raporti profesional. Jam në gjyq me fondin “Elliott”, sepse me Milanin nuk do të përballesha kurrë në një proces. Këta muaj jam bërë edhe më shumë tifoz me ekipin e jam i lumtur që kam kontribuar në afrimin e atyre djemve të cilët tashmë po bëjnë një rrugëtim të rëndësishëm.

Sa ju lumturon kjo ecuri e kuqezinjve?

Nuk jemi akoma në nivelin e Milanit të vërtetë, të atij që kishim menduar unë me Maldinin, por skuadra është konkurruese. Mbi zgjedhjet e bëra nga klubi po më jep të drejtë koha dhe më duket se gjithçka është në rrugën e duhur.

Cili është sekreti i këtij suksesi nëse mund ta quajmë të tillë?

Ardhja e Ibrahimoviçit ndryshoi gjithçka. Historia që skuadra po përjeton është pasojë e zbarkimit të tij. Pati një impakt të jashtëzakonshëm tek i gjithë grupit. Për mua është një fenomen, brenda dhe jashtë fushe.

Mos po zvogëloni disi kontributin e të tjerëve?

Se çfarë po bëjnë ata djem po e shohim të gjithë, por nëse ekipi ka kontrollin edhe në ndeshjet “e rënda”, ka ardhur falë mendësisë së Zlatanit. Ai i udhëheq shokët, di të gjejë kohën e lëvizjes dhe si e kur të luajë topin e gjatë e atë të shkurtër. Ibra është dominues në aspektin fizik dhe jep një ndihmë të madhe në goditjet standarde kur duhet mbrojtur.

Çfarë mund të bëjë më shumë?

Do ta këshilloja të argëtohet më tepër (qesh).

E patë si gëzoi Paolo për Danielin?

U emocionova shumë edhe unë. Të gjithë do të kishim gëzuar si ai. Në fakt, askush nuk e përfaqëson më mirë Milanin sesa familja Maldini. Është fat i madh që Paolo qëndroi. E shoh shumë të rritur edhe si drejtues i nivelit të lartë. Prania e tij merr më shumë rëndësi kur në klub ka shumë administratorë, ekonomistë dhe ekspertë statistikash, të gjithë njerëz që nuk është se kuptojnë shumë nga futbolli.

Keni vënë re ndonjë gabim te Milani aktual?

Nuk m’u duk e drejtë që lejuan largimin e Donarumës. Nuk ishte një lëvizje në stilin e Milanit. Menja është një portier i aftë, por vendimin e largimit të Xhixhos nuk e kam gëlltitur. Nëse e konsiderojmë Milanin si një klub të madh, atëherë është e papranueshme që të humbë më të mirin në botë në rolin e tij. Donaruma është një fenomen që mund të hyjë në historinë e futbollit. Largimin e tij nuk mundem ta justifikoj.

Related posts

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Ka idhull Lukakun, Interi ndjek me interes sulmuesin 17-vjeçar…

Delo.autor

Martial “tronditë” Unitedin me vendimin e ri

Sadik.Autor

SKANDAL NË KROACI/ Tifozët i zënë pritë gjyqtarit, e rrahin dhe e bëjnë për spital

Delo.autor

Leave a Comment