Futboll Seria A Sport

“HERËN TJETËR DO TË LUAJMË ME DRITA FIKUR”/ Futbollisti i Juventusit “thumbon” keq Interin

Duglas Kosta ndoshta e ka rritur pak më shumë se çfarë duhej stekën e euforisë për fitoren ndaj Interit, teksa në një postim të tijin në rrjetet sociale tregon fytyrën e zhgënjyer pas natës së djeshme të ish-administratorit bardhezi, Xhuzepe Marora, tashmë pjesë e zikaltërve.

douglas-costa-e1557518213723

“Bashkimi bën fuqinë”, postonte sulmuesi brazilian, ndërkohë që një tifoz ka dashur që ta ngacmojë, por akoma më epike ka qenë përgjigjja e numrit 11 të kryesuesve të kampionatit.

kOSTA

“Kujdes Duglas Kosta. Mos harroni që të mbani distancat e sigurisë kur të festoni, përndryshe Marota do ju kërkojë fitoren në tavolinë… Ndoshta edhe titullin kampion…”, i shkruante tifozi. Ndërkohë, kundërpërgjigjja, e shoqëruar me të qeshura të shumta ka qenë edhe më sarkastike: “Ndoshta sot (dje) nuk do të kenë qenë mbyllur mirë dyert… Gjithsesi, herën tjetër do të kërkojmë që ta luajmë me drita fikur”.

jUVENTUS

Me pak fjalë, Duglas Kosta e ka shtyrë shumë thellë thikën në plagë, duke iu referuar luftës së bërë nga Interi dy javë më parë për të luajtur me çdo kusht ndeshjen me dyer të mbyllura.

Por edhe pa tifozët e pranishëm në stadium, tashmë disfata e Interit ka nisur që të bëhet virale në rrjetet sociale, ku Duglas Kosta dhe tifozi në fjalë janë vetëm një nga miliona thumbimet që kanë qarkulluar, pas fitores së Juventusit.

Related posts

Florian Marku u premton shqiptarëve/ Serbin do ta nxjerr nokaut në raundin e parë!

Sadik.Autor

“KORONAVIRUSI”/ Anulohen të gjitha ndeshjet, epidemia “paralizon” një tjetër kampionat!

Delo.autor

Kovacic drejt rikthimit në kampionatin ku tregoi aftësitë e tij më të mira

Sadik.Autor

Leave a Comment