Futboll Sport

“VENDIM QESHARAK I UEFA-S, LOJTARËT DONIN TË DININ PËR ERIKSEN”/ Schmeichel: Dhanë vetëm dy alternativa

Legjenda e Danimarkës, Peter Schmeichel, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të UEFA-s, që skuadrat të riktheheshin në fushë, pas asaj që i ndodhi Kristian Eriksenit.

Babai i portierit aktual, Kasper Shmajkëll, ka thënë se vendimi ishte qesharak, pasi lojtarët e kishin të pamundur të luanin, pas asaj që ndodhi, ku Eriksen pësoi atak kardiak.

“Vendimi i UEFA-s ishte me të vërtetë qesharak. Ishte diçka e tmerrshme që UEFA i kërkoi lojtarëve të dilnin dje në fushë, ose sot në 12 të mesditës. Ishin këto dy alternativat që u dhanë. UEFA bëri diçka qesharake, të kishte gjetur një zgjidhje tjetër. Rezultati nuk ishte i drejtë. Lojtarët do të luanin vetëm nëse Kristian do të ishte gjallë, prandaj kontaktuan me atë.”, tha Shmajkëll

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Inter-Slavia Praga, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Kastrioti, Nis “finalja” e mbijetesës

Delo.autor

PLAS NË ITALI/ Ançeloti drejton Napolin, por kërkon që të RINGRIHET MILANI

Isa.Autor

Leave a Comment