Sport Të tjera

ZBULON TË ARDHMEN E “LUFTËTARIT”/ Mendez: Nëse Khabib rikthehet e rimerr shumë kollaj titullin kampion

Pas tërheqjes nga sporti 16 muaj më parë, Khabib Nurmagomedov ka nisur një aventurë të re, duke trajnuar sportistë të rinj në artet marciale mikse. Ndërkohë që, ka krijuar edhe një Ligë të re, Eagle FC. Titullin kampion bote të peshës së lehtë që ai la vakant e mori braziliani Charles Oliveira, që më pas e mbrojti një muaj më parë ndaj Dustin Poirier.

Javier Mendez, ish-trajneri i Khabib Nurmagomedov, shprehet se në rast se rusi rikthehet në kafaz, do ta rimerrte shumë shpejt titullin e këitj Divizioni. “Khabib do ta mposhte pa shumë probleme Oliveira. Unë e njoh shumë mirë Khabib, forcën e mentalitetin e tij. Khabib do ta mbërthente dhe me forcën e tij do ta dominonte atë sfidë”, tha Mendez.

Khabib Nurmagomedov e mbylli karrierën i pamposhtur (29 fitore, 0 humbje).

Related posts

KËRKON ECURINË POZITIVE/ Operacioni “fshesa”, Kastrioti vazhdon me spastrimet në ekip

Delo.autor

“BOMBA” E MERKATOS SË VERËS/ Ish-portieri Zenga zbulon ku do të transferohet Donnarumma

Delo.autor

INTER-REAL MADRID/ Conte i beson Galiardinit, Zidane me shumë ndryshime (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment