Futboll Ligue 1 Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Portieri Donnarumma do të nënshkruaj me PSG-në, por do të luaj në Serinë A

Mediat franceze e kanë bërë fakt të kryer transferimin e Xhixhi Donarumas drejt PSG-së, teksa flitet mbi arritjen e një marrëveshje për një periudhë 5 vjeçare me 12 milionë euro në sezon për ish-gardianin e Milanit.

Por ‘‘L’equip’’ i ka habitur të gjithë duke nxjerrë në pah planin e PSG-së mbi të ardhmen e Donarumas.

Sipas asaj që shkruan gazeta franceze, parisienët nuk duan të privohen nga mundësia për të siguruar shërbimet e një portieri me shumë perspektivë për të ardhmen, duke i ofruar një kontratë afatgjatë, por momentalisht nuk mund ta afrojnë në skuadër sepse forma e mirë e portierit aktual Kejlor Navas do të sillte një konkurrencë të padëshiruar brenda klubit.

Për këtë arsye, drejtuesit e PSG-së kanë menduar që me nënshkrimin e kontratës, ta huazojnë Donaruman për një sezon tek Roma e cila është vënë pas një portieri.

Kështu 22 vjeçari do të luante përsëri në Itali dhe pas largimit nga Milanit, teksa kësaj radhe do të stërvitej nga Zhoze Murinjo.

Related posts

KONFIRMON BLERJEN E MADHE TË VERËS/ Chelsea prezanton talentin 58 milionë paundësh të…

Delo.autor

KA SHËNUAR 14 GOLA NË 14 NDESHJET E FUNDIT/ Karim Benzema nën “këpucët” e CR7

Delo.autor

“ASNJË TRAJNER NUK LUAN PËR BARAZIM”/ Sylvinho “karikon” Shqipërinë: Ukraina skuadër e organizuar, por ne luajmë për fitore

F.autor

Leave a Comment