Futboll Sport

ZHVILLOI NJË SEZON FANTASTIK NË SERIE B/ Nedim Bajrami nderohet me çmimin e veçantë tek Empoli (FOTO)

Mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami zhvilloi një sezon fantastik me Empolin në Serinë B duke arritur dhe majën e qëllimeve, ngjitjen në Serinë A sezonin tjetër.

Përveç ekspertëve të futbollit dhe trajnerëve, Bajrami vlerësohet shumë dhe nga tifozët e skuadrës ku së fundmi e kanë nderuar me një çmim të veçantë të zgjedhur po nga fansat. Bajrami ka fituar çmimin individual ‘’Luani i Argjendtë’’ i cili jepet çdo vit nga skuadra italiane pas përfundimit të kampionatit.

Vetë faqja e Empolit ka postuar foton e Bajarmit duke pozuar me çmimin në dorë në brendësi të stadiumit të ekipit. Bajrami cilësohet si një futbollist me të ardhme teksa të gjithë presin debutimin e tij me Kombëtaren shqiptare.

Related posts

KUPA E BOTËS/ Belgjika shënon golin e tretë ndaj Tunizisë

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Inter arrin marrëveshjen, Barella rinovon kontratën deri në 2026. Ja premtimi i klubit…

Delo.autor

CHAMPIONS/ I mjaftojnë 4 minuta lojë, Super Rakitic zhbllokon sfidën ndaj Krasnodar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment