Albanian Stars Futboll

Këmbëngulja shpërblehet, shkëlqen Armando Sadiku

Armando Sadiku u transferua në verë tek Legia Warszawa në Poloni dhe gjërat nuk është se kanë shkuar shumë mirë për sulmuesin. Basaksehir ishte klubi i lakuar për të marrë shërbimet e 26-vjeçarit, por dëshira e tij ishte të qëndronte te polakët dhe t’u tregonte të gjithëve se nuk është një dështim. Shenjat e para ka nisur t’i japë në seancat stërvitore.

Në të fundit ai ka treguar një formë mjaft të mirë sportive dhe sikurse shkruajnë mediat polake, Sadiku ka qenë lojtari më efektiv gjatë ndeshjes së kontrollit të zhvilluar brenda grupit. Sulmuesi gjatë pjesës së parë të sezonit është aktivizuar në 17 ndeshje (8 ndeshje si titullar) dhe ka shënuar vetëm dy gola.

Veç numrit të golave, që dukshëm është larg pritshmërive, për Sadikun problem ka qenë përshtatja me mënyrën e lojës, më saktë loja e futbollistit nga Elbasani nuk u shkon shumë për shtat te Legia, që duan një lojtar që ta tërheqë ekipin përpara.

Related posts

Milan merr lajmin befasues nga UEFA; ja çfarë pritet të ndodh me klubin italian

Sadik.Autor

HEROIKE NË SUPERIORE/ “Ujqërit e Dëborës” mposhin Kukësin me 10 lojtarë

Delo.autor

SIGURUAN NJË BILETË PËR NË CHAMPIONS/ Icardi ka këtë mesazh: Jeta nuk duhet të jetë perfekte, për… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment