Futboll Seria A Sport

“ZIKALTËRIT” NË KRIZË FINANCIARE/ Nga merkatoja tek sponsorët, ja si Presidenti Zhang do ringrejë Inter-in…

Stiven Zhang ndodhet në Milano ku pas asaj të Kontes duhet të merret edhe me të tjera çështje të realitetit zikaltër. Ulja e shpenzimeve është referimi i manjatit kinez që edhe në intervistën e një dite më parë konfirmoi kursimet që i duhet të bëjë në klub. Presidenti u ka besuar vartësve: Marota, Auzilio dhe Baçin, një dosje të nxehtë siç është ajo e Hakimit.

Marokeni me gjasë do të jetë “kurbani” i Interit për të kufizuar disi humbje në buxhet. Probleme ekonomike përbëjnë edhe Vidal dhe Perisiç të cilët u kushtojnë arkave thuajse 20 milionë euro (rrogë + taksa). Dyshja duhet të kuptojë që nevojitet largimi i tyre, teksa grupi Zhang synon të konfirmojë lojtarë si Ranokia dhe Jang. Të fundit, por jo nga rëndësia, janë situatat e Lautaros, Brozoviçit dhe Barelës, të cilëve do t’u rinovohet kontrata. Për 29-vjeçarin kinez do të ketë edhe probleme merkatoje që kërkojnë zgjidhje pasi ai synon të mbajë Interin konkurrues, por duke ulur disi shpenzimet pasi klubi nuk mund t’i lejojë vetes një tjetër sezon me humbje në vlerë thuajse 180 milionë euro.

PAGESA DHE SPONSORË — Në axhendën e Zhangut përfshihen edhe një sërë takimesh me drejtorin e financave të Interit, Antonelo. Edhe në këtë aspekt ka një sërë çështjesh që kërkojnë rrugëzgjidhje. Fillimisht do të veprohet me rrogat e prapambetura të muajve mars, prill dhe maj, për të cilat klubi ka afat shlyerjeje deri më 30 shtator. Ndërkohë, tek Interi mendojnë edhe për sponsorin e ri pasi “Pirelli” thotë lamtumirë pas 25 viteve bashkëpunim. Momentalisht, janë disa kompani të interesuara, por bisedimet kanë ngecur për shkak të pandemisë dhe sepse klubi kërkon të paktën 20 milionë euro në sezon. E vështirë, por jo e pamundur për Stiven Zhangun që i ktheu Interit trofeun e parë pas 11 vitesh “agjërim”.

Related posts

BEFASON sërish John TERRY/ Merr vendimin DRASTIK për karrierën e tij (FOTO)

Isa.Autor

E dashura e Pogba-s ndjek Francën në stadium, çifti drejt martesës (FOTO)

Sadik.Autor

U THIRR ME URGJENCË NGA ELBASANI/ Ja prapaskenat e shkarkimit të trajnerit Lerda

Delo.autor

Leave a Comment