Futboll Sport

ZYRTARE/ Do të luajë kundër lojtarit të Kombëtares, sulmuesi Asani transferohet tek skuadra e…

Jasir Asani largohet zyrtarisht nga Partizani për t’iu bashkuar skuadrës hungareze së Kisvardës e cila militon në ligën e parë të Hungarisë. Sulmuesi 26-vjeçar është bashkuar zyrtarisht klubit hungarez teksa do të luajë kundër lojtarit të Kombëtares shqiptare Myrto Uzunit dhe lajmin e transferimit e njofton vetë klubi arritjen e marrëveshjes dhe ish-sulmuesi i Partizanit ka folur për kanalet zyrtare të klubit se është i lumtur se do të vazhdojë karrierën tek kjo skuadër dhe se dëshiron kombëtaren:

“Unë jam shumë i lumtur që do të vazhdojë karrierën time në Kisvarda, e ndiej se është një hap përpara në karrierën time.

Kam pasur një sezon të mirë, e di dhe ekipin tim të ri, por nga tani e tutje do të jem 100% në gjendje të tejkaloj veten time të mëparshme, duke e bërë ekipin edhe më të mirë në kampionat sesa herën e kaluar.

Kam biseduar me të gjithë nga bashkatdhetarët e mi që luajnë në ligën hungareze dhe u inkurajova të provoj veten këtu. Jam i bindur se edhe unë do të jem në gjendje të bashkohem me ekipin kombëtar të vendit tim.”, përfundoi Asani.

Related posts

I DHA SHPRESË SHQIPTARËVE/ Faqja zyrtare e UEFA-s kujton golin historik të Kombëtares në Europian

Delo.autor

SFIDA NDAJ ATLETICO MADRID/ “Katalanasit” publikojnë listën. Një rikthim i madh, një humbje “big” dhe…

Delo.autor

SUPERIORE/ Gjokës i rikthehen titullarët, ja si rreshtohen Teuta dhe Kamza (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment