Futboll Sport

ZYRTARE/ Goditja e parë e Teutës, mbrojtësi maqedonas firmos për durrsakët (VIDEO)

Hristijan Dragarski është afrimi i parë zyrtar i Teutës në merkato. Mbrojtësi 29-vjeçar i është bashkuar kampionëve të Kategorisë Superiore, nga ekipi i Pelister Bitolës, që militon në elitën e futbollit maqedonas, teksa ka firmosur një kontratë 1 vjeçare me blutë.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi durrsak bën me dije, se Dragarski nga sot është bashkuar me skuadrën në Ohër ku po zhvillohen përgatitjet për paraqitjen në eliminatoret e UEFA Champions League.

Në të kaluarën mbrojtësi maqedonas është aktivizuar edhe me Strugën, Pobedën, Konkordian dhe Radnik. Gjithashtu Dragarski numëron edhe 5 paraqitje me 21-vjeçarët e Maqedonisë së Veriut si dhe 7 ndeshje me përfaqësuesen e 19-vjeçarëve.

Mbrojtësi në sezonin e fundit mbante shiritin e kapitenit te skuadra e Pelister dhe ishte një lider i Pelisterit.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Hristijan Dragarski është futbollist i ri i Teutës.

KF Teuta konfirmon akordin me mbrojtësin, Hristijan Dragarski. 29 vjeçari vjen nga ekipi i Pelister Bitola dhe ka firmosur kontratë një vjeçare me blutë. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Dragarski nga sot është bashkuar me skuadrën në Ohër ku po zhvillohen përgatitjet për paraqitjen në eliminatoret e UEFA Champions League.

Related posts

David Villa, arrin në kuotën e 401 gola në karrierën e tij (VIDEO)

Sadik.Autor

Rio Ferdinand e thotë “troç”: Ja çfarë mund të mësojë POGBA nga RONALDO

Isa.Autor

“Goretzka zgjodhi Bayernin para Realit, Juventusit, Barçës e Liverpoolit”

Q.Autor

Leave a Comment