Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Partizani i “rrëmben” Vllaznisë një tjetër lojtar, mbrojtësi Shehaj arrin akordin. Ja detajet e kontratës…

Tashmë është zyrtare, Dajan Shehi nuk është më pjesë e Vllaznisë, por në të njëjtë kohë është bërë lojtar i Partizanit.

POSTIMI I DAJAN SHEHIT –

“Pas dy sezoneve të mrekullueshme me Vllazninë doja t’iu njoftoja se nuk do të jem më pjesë e klubit të Vllaznisë. I falënderoj shumë për mundësinë që më dhanë të isha pjesë e klubit, Kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi, drejtorin Suad Lici dhe sponsorin Alban Xhaferi. Falenderoj gjithashtu stafet teknike që kam punuar dhe më kanë mbështetur këto dy sezone ku isha i pranishëm. Sigurisht një falënderim i madh është dhe për të gjithë shokët e ekipit që kemi qëndruar të gjithë të bashkuar. Nuk mund të mungonte dhe falënderimi pët të gjithë tifozët e mrekullueshëm të Vllaznisë që na kanë mbështetur dhe për çdo emocion që na kanë përcjell.”

“Panorama Sport” mëson se sot pasdite është arritur edhe akordi final i qendërmbrojtësit elbasanas me klubin e Partizanit.

Nesër Shehi do të prezantohet në Ohër nga drejtuesit e kuq, duke iu bashkuar menjëherë skuadrës në stërvitje në prag të ballafaqimit në Ligën e Konferencës. Gazeta zbulon se Shehi ka firmosur kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimi për një tjetër sezon.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Spektakël holandez, Klaassen ndëshkon Turqinë pas 54 sekondash lojë (VIDEO)

Delo.autor

“ICARDI ËSHTË I MREKULLUESHËM”/ Wanda Nara: Gjykimi i tij është i rëndësishëm, e pyes edhe për…

Delo.autor

GOLEADORI SHQIPTAR/ “Samuraj pa shpatë”: BERISHA dhe aventura e çuditshme në…

Isa.Autor

Leave a Comment