Futboll Seria A Sport

PAS LARGIMIT TË GATUSSO-S/ Fiorentina kërkon trajnerin e skuadrës ku luan mbrojtësi i Kombëtares

Largimi i Gatuzos nga stoli i Fiorentinës ka bërë që drejtuesit violë të hidhen menjëherë në sulm për të gjetur zëvendësuesin.

Emri më i ri që ka dal në skenë është ai i Vinçenzo Italiano i cili aktualisht drejton Specian ku luan mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli. Por për Italianon nuk do të jetë e lehtë, pasi pak kohë më parë 43 vjeçari rinovoi me Specian dhe ka një klauzolë lirimi 1 milionë euro.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Fiorentina pritet ta paguajë klauzolën dhe të afrojë ish-mesfushorin italian në stolin e skuadrës.

Rino u largua vetëm 1 muaj pasi u zyrtarizua pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit për merkaton e verës, ku drejtuesit pretedojnë se Gatuzo ka kërkuar të afrojë në skuadër dy futbollistë që kanë të njëjtin menaxher me të.

Related posts

E FRIKSHME NGA FRANCA/ Ish-menaxheri kërcënon me vdekje mesfushorin Kante, ja arsyeja

Delo.autor

I KËNAQUR NGA FITORJA/ Sarri: Vendimi për ta ulur Kepa-n në stol ishte shumë i thjeshtë

F.autor

ZBULON ARMËN E EKIPIT NË PËRMBYSJE/ Zidane: U thashë në pushim të ndeshjes se…

Delo.autor

Leave a Comment