Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Partizani prezanton mesfushorin Marku: Është nisur menjëherë drejt…

Tashmë është zyrtare, Herald Marku është lojtari më i ri i Partizanit. Klubi i kuq ka njoftuar ditën e sotme arritjen e marrëveshjes me mesfushorin, i cili shkëlqeu me Vllazninë, në sezonin që lamë pas.

Marku ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Partizanin dhe menjëherë ka udhëtuar drejt Ohrit për t’u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës.

NJOFTIMI I KLUBIT:

FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Herald Markun. Mesfushori 25 vjeçar ka nënshkruar sot një kontratë dy vjeçare me të kuqtë. Marku një produkt i Akademisë së kuqe rikthehet te Partizani pas një sezoni shumë pozitiv te ekipi Vllaznisë dhe do të mbaj fanelën me Nr. 7

Marku menjëherë ka udhëtuar drejt Ohrit vend në të cilin ekipi po vijon përgatitjet.

Related posts

Performanca e Neymar në Botëror, flet Van Basten: Nuk është një…

Isa.Autor

KËRKOHET NGA KLUBET E PREMIER/ Arsenal i propozon shkëmbimin e bujshëm Barcelona-s, ja detajet…

Delo.autor

Kampione bote me Italinë, bukuroshja 20-vjeçare “tallet” me Mesin

Sadik.Autor

Leave a Comment