Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Vllaznia nuk ndalet me përforcimet, sulmuesi 29-vjeçar arrin marrëveshjen me shkodranët

Jo vetëm largime! Te Vllaznia janë duke punuar fortë edhe për merkaton në hyrje. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi shkodran bën me dije se ka arritur marrëveshjen me sulmuesin Fahrudin Djurdjeviç, i cili vjen nga radhët e Rabotniçkit, ku sezonin e kaluar shënoi 12 gola.

29-vjeçari më herët është aktivizuar edhe në kampionatin, serb, boshnjak dhe çek, me skuadra si Spartak Subotica, Zvijezda, Varsndorf dhe Hardec. Klubi shkodran bën me dije se sulmuesi do të bashkohet me kuqeblutë ditën e nesërme në Podgoricë.

NJOFTIMI ZYRTAR I VLLAZNISË:

VLLAZNIA ARRIN MARRËESHJEN ME SULMUESIN DJURDJEVIC

KF Vllaznia bën të ditur se mbrëmjen e sotme ka arritur marrëeshjen me sulmuesin Fahrudin Djurdjevic. Ai do të jetë pjesë e skuadrës tonë për sezonin e ardhshëm dhe do të bashkohet me të nesër në Podgoricë për të udhëtuar sëbashku më pas drejt Zllatiborit për stërvitje. Djurdjevic është 29 vjeç dhe përpos aktizimit në kampionatin maqedonas, ka luajtur edhe në kampionate të tjera dhe me eksperiencën e tij pritet të jetë një element i rëndësishëm për Vllazninë si në ndeshjet europiane ashtu edhe në sezonin e ri të futbollit shqiptar.

Welcome Fahrudin Djurdjevic!

Related posts

Marquinhos lavdëron Cavanin: Ai jep gjithçka për PSG-së

Sadik.Autor

Kupa e Spanjës/ Celta Vigo-Barcelona, ja formacionet e mundshme

Q.Autor

“KEMI VUAJTUR SHUMË PAS ELIMINIMIT NGA CHAMPIONS DHE COPPA ITALI”/ Lautaro pas fitores ndaj Milanit: Titulli? Është i vetmi objektiv që…

Delo.autor

Leave a Comment