Futboll La Liga Sport

17 GOLA NË 106 NDESHJE/ Ka treguar formë të mirë, fantazisti i Real Madrid po mahnit Ancelottin

Që nga koha kur erdhi në Madrid, kjo mund të jetë faza përgatitore më e rëndësishme për Iskon që nga viti 2013. Afrimi i Ançelotit hapi një horizont të ri për karrierën e Iskos. Italiani ishte i pari që nxori në pah nivelin më të mirë gjatë etapës së tij të parë në stolin madrilen duke i dhënë besim. Gjithashtu, Karleto është nga trajnerët që i pëlqen numrat 10 në skuadër, pozicion të cilin lojtari nga Malaga e bën mjaft mirë. Nën urdhrat e tij ai ka luajtur 106 ndeshje dhe ka shënuar 17 gola.

Gjithashtu, ka dhënë edhe 21 asiste. Ish-lojtari i Valencias dhe Malagës e di mjaft mirë që këto ditë janë shumë të rëndësishme për të dhe kërkon ta shfrytëzojë këtë mundësi duke u paraqitur në Valdebebas më në formë se kurrë. Ka punuar veçmas për të qenë në formë dhe mjaft mirë fizikisht.

Figura e tij ngjall gjithmonë dyshime te madrilenët, por këtë herë stafi teknik ka qenë i surprizuar për mirë me Iskon. Ai ka treguar formë mjaft të mirë në stërvitjet e para. Dëshiron të tregojë veten dhe vlerat që ka, qoftë në Madrid apo në ndonjë skuadër tjetër.

Për të qëndruar duhet ta bindë Ançelotin se askush nuk është më i mirë sesa ai në këtë pozicion. Me Zidanin, Isko e kishte humbur vendin e tij në skuadër dhe ishte i fundit nga mesfushorët që po merrte minuta. Raporti i tij me Zidanin u zbeh nga dita në ditë dhe në janar ai kërkoi largimin.

Sigurisht që te Reali do të ketë më shumë rivalitet këtë sezon pasi, përveç Modricit, Krosit dhe Valverdes, janë rikthyer Odegard dhe Sebajos. Edhe afrimi i Pintusit është një lajm i mirë për Iskon. Ai ka dëshirë që të punojë fizikisht dhe mund ta ndihmojë për të rigjetur formën

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Barcelona-Bayern Munich do të gjykohet nga… armiku i Messit

Delo.autor

TURQI-ITALI/ Me maska duke ruajtur distancën sociale, në ”Olimpico” rikthehet magjia e tifozëve (FOTO)

Delo.autor

VAZHDOJNË ME HAP KAMPIONI/ Juventus gjen fitoren e tretë radhazi, Ronaldo i vendos vulën ndaj Sassuolo-s

Delo.autor

Leave a Comment