Futboll Sport

ZYRTARE/ Fitoi gjithçka në futboll, Arjen Robben jep dorëheqjen: Ju falenderoj për mbështetjen

Arjen Roben i thotë “mjaft” futbollit të luajtur. Ish-sulmuesi i Bajernit dhe Realit të Madridit zyrtarisht “var këpucët në gozhdë” pas shumë sezonesh me suksese në klubet e tij respektive.

37-vjeçari e ka dhënë vetë lamtumirën nga futbolli me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Twitter” duke shkruar:

“Të dashur miqtë e mi të futbollit, kam vendosur të ndërpres karrierën time futbollistike. Ishte një zgjedhje e vështirë. Dua t’iu falënderoj të gjithëve për mbështjetjen e shumtë.”

Holandezi ka mbajtur veshur fanellat e Bajernit, Real Madridit, Çelsit dhe me fanellën portokalli ai ka luajtur plot 96 herë. Roben përfundoi karrierën e tij tek skuadra e Groningenit ku u rrit si futbollist.

Related posts

“PISTOLETA” POLAKE DREJT LRGIMIT/ Premier “çmendet” mbas Piatek, ja klubi i radhës që e kërkon

Delo.autor

RONALDO E RRIT STANDARTIN PËRSËRI/ 12 sezone radhazi me mbi 20 gola

Delo.autor

Juventusi kërkon 100 milionë euro për Pjanic, Barcelona merr këtë vendim për boshnjakun

Isa.Autor

Leave a Comment