Futboll Sport

19 VJEÇARI…/ Juve trondit merkaton, i “vjedh” Milanit yllin brazilian

Kaio Jorge ishte shënjestra e AC Milan dhe Benficës.

Pasi pati një marrëveshje paraprake me kuqezinjtë, Juve ka kryer operacionin rrufe.

Sipas “La Gazzeta dello Sport”, futbollisti 19-vjeçar brazilian ka zgjedhur bardhezinjtë.

Fundjavën e kaluar Santon, klubi i sulmuesit brazilian, njoftoi se kishte negociata të qarta me Benficën, për të nënshkruar transferimin e tij.

Ndërsa Milan gjithashtu e nisi ofertën e tij me 4 milion euro plus 2 milion shtesë.

Edhe Atletico e Madridit kishte vënë sytë te futbollisti për disa javë, por më në fund e injoroi operacionin, sipas thashethemeve që erdhën nga Italia.

Por të hënën (26 korrik) Zonja e Vjetër i kaloi të gjithë dhe Kaio Jorge do të jëtë bardhezi në janar 2022, kur lojtari brazilian do të zbarkojë në Piemonte.

Kampion i Kupës së Botës U-17 në 2019 me Brazilin, sulmuesi është një premtim i ri për të forcuar sulmin e Allegrit.

Image

Related posts

Man United ka gati ofertën për Ter Stegen

Q.Autor

NDALOI T’I HIDHTE KARBURANT MAKINËS SË TIJ/ Yllit Aubameyang i ndodh e papritura nga tifozi i Tottenham (VIDEO)

Delo.autor

I PAPARË/ Djali i PJANICIT imiton RONALDON, videoja bëhet “virale” në rrjet (PAMJE)

Isa.Autor

Leave a Comment