Futboll Sport

REY MANAJ DREJT LARGIMIT NGA SIVASSPOR/ Mësohet klubi i ri që e kërkon

E ardhmja e Rey Manajt duket gjithnjë e më larg Sivassporit. Sulmuesi i Kombëtares i cili shkëlqeu në sezonin e tij të parë në Turqi, përfundoi sezonin e dytë mes tensioneve dhe përplasjesh me stafin teknik dhe drejtuesit e klubit, çka ka çuar në një krisje të thellë të marrëdhënieve mes palëve.

Sipas mediave lokale turke, destinacioni i radhës për Manajn mund të jetë Samsunspori, që po kërkon përforcime në repartin sulmues për sezonin e ri. Bardhekuqtë e mbyllën sezonin në vendin e tretë dhe do të përfaqësojnë futbollin turk në arenën ndërkombëtare, ndaj kërkojnë të rrisin cilësinë e skuadrës në këtë merkato vere.

Rey Manaj shihet si një profil ideal për të rritur efikasitetin ofensiv të Samsunsporit, ndërsa në këtë klub është aktiv edhe një tjetër përfaqësues i Shqipërisë, Arbnor Muja.

Me marrëdhëniet e prishura në Sivasspor dhe interesimin konkret të Samsunsporit, lëvizja e Manajt duket gjithnjë e më afër, ndërsa merkatoja pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme për të ardhmen e tij në javët në vijim.

Related posts

Dështuan ndaj Mariborit/ Skënder GEGA bën planet për Partizanin dhe sezonin e ri

Isa.Autor

SULMUESI SHQIPTAR VAZHDON SHKËLQIMIN NË KAMPIONATIN TURK/ “Bomberi” Muriqi nuk di të ndalet, shënon dhe i jep fitoren Fenerbahces

Delo.autor

“ZEMRA E TIJ RREH VETËM PËR SHQIPËRINË”/ Trajneri i kombëtares zvicerane jep dritën “jeshile” për mesfushorin e Empolit

Delo.autor

Leave a Comment