Futboll Premier League Sport

28-VJEÇARI PA TROFE/ Varka e shpëtimit për yllin Kane mund të jetë Manchester City

Herri Kejn përjetoi një tjetër zhgënjim: humbja në finalen e “Euro 2020” e lë sulmuesin e Totenhemit dhe Anglisë, pak ditë përpara se të festojë 28-vjetorin (28 korrik) ende pa prekur trofeun e parë në karrierë. Finale Champions-i të humbura, Kupash dhe tani rëndon edhe ajo e një Europiani.

Për këtë, pavarësisht kontratës deri në vitin 2024 me “Spërsat”, bëhet gjithnjë e më e vështirë për ta imagjinuar që ta shohim me fanellën e Totenhemit sezonin e ardhshëm. Preferenca e kapitenit të Anglisë është e qartë: të qëndrojë në Premier Ligë. Ai e ka shprehur se ëndërron që të luajë me Kevin de Bryjnen, i cili sipas tij është shërbyesi më i mirë në botë.

“Këpuca e Artë” e Premier Ligës dëshiron të vazhdojë të luajë në shtëpinë e tij, ku përveçse mund të vazhdojë të shprehë futbollin e tij në kampionatin më të fortë në botë, ai është i vetmi që mund t’i plotësojë edhe kërkesat financiare. Por, pak klube mund t’ia lejojnë vetes sulmuesin më të rëndësishëm.

Në fakt, është vetëm një skuadër, ajo së cilës ai i ka vendosur syrin. Mançester Siti, pas largimit të Serxho Agueros, është në kërkim të një sulmuesi dhe profili i Kejnit i pëlqen shumë Pep Guardiolës. 100 milionë paund “Qytetarët” i ofrojnë me kënaqësi, por një ofertë e tillë as që do të merrej në konsideratë nga Daniel Levi. Presidenti i Totenhemit pret 150 milionë paund nga kartoni i yllit të skuadrës, përndryshe nuk e shet. Dhe Levi dihet që është një negociator shumë i fortë.

Related posts

SOT INTER-MILAN/ Sfida e Kupës vendos fatet e sezonit! Statistikat e ‘Derbit të Madoninës’

F.autor

Man United “trondit” Juven, përmbys në 4 minuta. Man City luan “tenis” me Shkahtar

Isa.Autor

ZYRTARE/ Atletico Madrid prezanton KALINIC, ja shifrat QESHARAKE e transferimit…

Isa.Autor

Leave a Comment