Futboll Kategoria Superiore Sport

SKËNDERBEU NIS PËRGATITJET/ Korçarët nën drejtimin e Memellit, ja afrimet e reja që iu bashkuan ekipit…

Skënderbeu startoi sot përgatitjet për sezonin e ri pas më shumë se një muaji pushim nga një sezon i ngarkuar si psikologjikisht, ashtu edhe fizikisht. Korçarët i kanë dhënë fund kështu pritjes dhe kanë mbyllur pushimet, duke u rikthyer në stërvitje pasditen e sotme.

Gjithçka nisi me grumbullimin në orët e mesditës për t’u ndalur më pas në seancën e parë stërvitore që startoi në orën 18:30 në ambientet e stadiumit “Skënderbeu”, atje ku Memelli pati kontaktin e parë, jo vetëm me një pjesë të mirë të ekipit, por edhe me afrimet e fundit në merkato, Shkëlzen Ruçi, Ardit Nikaj, Jurgen Vrapi dhe braziliani Murilo Rosa.

Ndërkohë që Lazaro Pantazi do të jetë përgatitësi atletik i ekipit duke plotësuar vendin vakant në stafin bardhekuq

Është fakt tashmë që faza përgatitore do të startojë në Korçë dhe do të përqendrohet atje. Pas ditëve të para ku Memelli do të kërkojë kthimin e lojtarëve në formë dhe përshtatjen me një program të ngarkuar, pritet që të nisë edhe procesi përgatitor i plotë.

Do të punohet me dy seanca në ditë për disa kohë dhe më pas do të përgatitet ekipi për sezonin dhe startin e kampionatit.

Related posts

NJË MAKINERI QË NUK NDALET/ “Maratonomaku” Brozovic vendos rekord në Serinë A

Delo.autor

ÇËSHTJA LAUTARO/ Menaxheri yllit “Zikaltër”: Real dhe Barcelona? Ju zbuloj të ardhmen e “Demit”

Delo.autor

I SHËNOI DOPIETË REALIT NË CHAMPIONS/ Klubet e mëdha europiane “çmenden” pas sulmuesit të M’gladbach

Delo.autor

Leave a Comment