Sport Të tjera

6 GOLA NË DY NDESHJE/ Futbollistja nga Zambia thyen rekord në Lojërat Olimpike

Turneu i futbollit në Lojërat Olimpike ka interes të madh për vetë faktin se rekordet që vendosin lojtarët janë të shpeshta dhe kjo e bënë dhe më interesante.

Por kësaj here rekordi i takon një femre dhe pikërisht kapitenes së Zambias, Barbra Banda. Sulmuesja 21-vjeçare është e para futbolliste femër e cila shënon dy tripleta në dy ndeshje radhazi në Lojërat Olimpike.

Barbra realizoi tripletë në humbjen e thellë të Zambias 3-10 me femrat e Holandës, ndërsa ditën e sotme realizoi një tjetër tripletë në barazimin spektakolar 4-4 me Kinën. 21-vjeçarja ka shënuar kështu 6 gola për 3 ditë duke hyrë në histori të kompeticionit si dhe duke barazuar rekordin e futbollistet Kristine Sinkler e cila kishte realizuar 6 gola në dy ndeshje në vitin 2012.

Related posts

“MENDOJ SE TË GJITHË JEMI…”/ Kimmich kritikon Bayernin për trajnerët, optimist para Europianit

Delo.autor

ATLETICO MADRID-MALLORCA/ Pas një super aksioni, sulmuesi Morata nuk fal! (VIDEO)

Delo.autor

“MJEKËT KOMBËTARJA JONË”/ FSHF shpërndan dhurata për stafin e spitalit infektivit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment