Futboll Sport

ANALIZA/ Europiani autogola dhe penallti, si u shënuan 142 golat e “Euro 2020”-ës së rekordeve

“Euro 2020” vendosi një rekord të ri sa u përket golave të shënuar, 142 në total, duke thyer rekordin e “Euro 2016” (108 gola). Si u shënuan? Golat e mëngjarashëve ishin nën 25% në “Euro 2008” dhe 2012, por numri shkoi në më shumë se 34% në “Euro 2016” dhe 30.3% në “Euro 2020”, një dëshmi se futbolli modern po shkon drejt barazisë së forcës të të dyja këmbëve. Rritja e autogolave është gjithashtu një kuriozitet që ra në sy në këtë turne, me 11 më shumë se të gjitha finalet e mëpërparshme së bashku (9). Cilësia e krosimeve në zonë, veçanërisht në zonën e 5-metërshit, ishte pa dyshim një faktor kontribuues në rritjen e numrit të autogolave.

KUR U SHËNUAN? – Mesatarja e golit të parë të shënuar në një ndeshje zbriti me 9 minuta krahasuar me “Euro 2016”, një turne që pati shumë gola të vonë. Tre nga 5 golat më të shpejtë të historisë së Europianit u shënuan këtë verë. Ndërsa goli i parë u shënua brenda 8 minutave të para në 3 nga katër çerekfinale. Mesatarja e golave për ndeshje ishte më e larta nga të gjithë turnetë e Europianit, duke theksuar qasjen sulmuese të skuadrave dhe cilësisë së rritur që kur turneu u zgjerua me 24 ekipe.

GJEOGRAFIA E GOLAVE – 15.7% e golave të “Euro 2016” erdhën nga jashtë zone dhe ky numër u ul akoma më shumë në “Euro 2020” (13.4%). Kjo tregon rritjen e cilësisë së përpunimit të topit në zona më të sigurta shënimi, sesa tentativat për të shënuar nga distanca. Dhe fakti që skuadrat mbrohen më me shumë forca dhe përdorin armën e kundërsulmit, nuk është një surprizë që kemi një shifër të tillë

ÇFARË LLOJ GOLASH? – Duhet të kthehemi pas në 2012 nga hera e fundit që në Europian u shënua një gol i vetëm me goditje dënimi. Reagimi i portierëve në këtë turne, i ndihmuar edhe nga barriera horizontale (lojtari i shtrirë) mund të jetë një faktor që ka ndikuar në këtë statistikë. Po të llogariten edhe penalltitë, numri i golave që nuk janë shënuar me aksion të rrjedhshëm, ka rënë nga 11.1% në 7%.

PENALLTITË – Këtë vit kishte 4 penallti më shumë në krahasim me 2016-ën, i vetmi turne tjetër me 51 ndeshje, por vetëm 1 më shumë u shënua. Rekordi i 16 penalltive është gjithashtu faktor i futjes së VAR-it, sepse ky ishte Europiani i parë që u përdor kjo teknologji.

Related posts

Donnarumma ende vajton për humbjen me Juventusin, ja çfarë thotë…

Sadik.Autor

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Francë-Ukrainë. Rezultati 1-1

Delo.autor

SKANDAL NË ZVICËR/ Kapet në kufi trajneri serb me 2 kg heroinë, nisin hetimet

Delo.autor

Leave a Comment