Futboll Sport

“VAN GAAL TRAJNER I MADH”/ Van Dijk: Mali i Zi është një kundërshtar i vështirë, me Norvegjinë festojmë…

Dy ndeshjet e fundit për kombëtaren holandeze do të jenë shumë të rëndësishme për kualifikimin në Botërorin e ardhshëm. Ndaj Malit të Zi dhe Norvegjisë, portokallinjtë do të kenë një mundësi të artë për të siguruar një biletë në Katar. Mbrojtësi i kombëtares, Virxhil van Dajk, tha se ka ardhur momenti që holandezët të jenë sërish pjesë e Botërorit.

Ylli i Liverpulit nuk kurseu edhe lëvdatat për trajnerin Luis van Gal, për të cilin mendon se ishte njeriu i duhur për të udhëhequr skuadrën edhe në Botëror. “Ai është një trajner i madh për kombëtaret”, tha kapiteni.

“Ai është gjithashtu dhe një menaxher i mirë për lojtarët. Nuk dua të bëj polemika për trajnerët e tjerë pasi mendoj që të gjithë kanë kualitetet e tij, si Kuman dhe De Bur. Na presin dy ndeshje decizive ku mund të arrijmë diçka të rëndësishme.

Tifozët holandezë meritojnë të jenë në Botëror bashkë me ne për t’i dhënë bukuri atij kompeticioni. Momenti është me ne dhe mendoj që do të arrijmë të shkojmë në Botëror.

Mali i zi është një kundërshtar i vështirë, por ne duam të marrim tri pikët me vete për të festuar më pas ndaj Norvegjisë kualifikimin”, tha qendërmbrojtësi i portokallinjve.

Kujtojmë se holandezët renditen të parët në Grupin G me 19 pikë në 8 ndeshje, dy pikë më shumë se Norvegjia dhe katër më shumë se Turqia. Me ardhjen në stol të Luis van Galit, skuadra ka arritur katër fitore radhazi dhe një barazim në pesë ndeshje duke bërë që tifozët të ëndërrojnë për një prezencë në Botërorin e ardhshëm.

Në fund, Van Dajk foli dhe për mungesën e Halandit në ndeshjen me norvegjezët.

“Sigurisht që do të jetë një ndeshje tjetër pa të. Erling është një sumues i fortë që ta bën jetën shumë të vështirë në fushën e lojës. Është një humbje e madhe për ta.

U bëj thirrje tifozëve tanë që në ndeshjen me Norvegjinë të jenë të zhurmshëm për t’i bërë kundërshtarët që të kuptojnë se nuk do të kenë asnjë mundësi për të fituar ndaj nesh. Vetëm kështu mund të festojmë kualifikimin në fund të ndeshjes”, tha kapiteni i luanëve.

Related posts

FITORE SPEKTAKOLARE/ Tottenham mposht kampionët e Anglisë dhe i afrohet zonës Champions

Delo.autor

Tottenhami në alarm/ “Harry Kane duhet të shitet…”

Sadik.Autor

“MARCA” ZBULON PRAPASKENËN/ Barcelona ofroi shkëmbimin Griezmann-Joao Felix, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment