Futboll Sport

BARÇA I HEQ QAFE NJË RIVAL/ Manajn e kërkon klubi ku ndalohen këpucët e kuqe

E ardhmja e Rei Manajt vazhdon të jetë një mister. Sulmuesi ka udhëtuar me ekipin e parë të Barcelonës drejt Gjermanisë dhe shumë gjëra do të varen nga paraqitjet e tij në miqësoret që katalanasit do të luajnë atje,

Për momentin, te Barcelona duket se janë të interesuar për të hequr qafe “peshat e rënda” në sulmin e ekipit, si Grizman e Breithuejt, për të lehtësuar disi financat. Sipas mediave spanjolle, për Breithuejt ka qe tani një ofertë konkrete dhe gjërat duket se po shkojnë drejt finalizimit për transferimin e tij te Uest Hem, edhe pse është danezi ai që ka fjalën e fundit në këtë marrëveshje. Ndërkohë, ka negociata të hapura me Atletiko Madrid, për kthimin e Grizman nën urdhrat e Simeones.

Por ndërsa në skuadrën e parë mund të hapen vende për Manajn, edhe ofertat nuk mungojnë. Më e fundit, sipas mediave spanjolle, është ajo nga klubi i Betis. Ai kërkon të përforcohet me elementë cilësorë dhe forma që ka shfaqur Manaj me Barcelonën, e ka shtyrë të ndjekë sulmuesin me interes.

Nëse Manaj do të zgjedhë t’i bashkohet klubit të La Liga, duhet të ketë parasysh një kufizim që për Betisin e tifozerinë e tij është thelbësor. Lojtarit do t’i ndalohet të vesë këpucë të kuqe dhe arsyeja është e thjeshtë. Ajo është ngjyra e rivalëve të Seviljes dhe për shumë futbollistë që kanë firmosur në vite me Betisin, kjo ka qenë edhe një klauzolë në kontratë.

Related posts

Mario Balotelli “terrorizon” çdo ditë Lorenzo Insigne-n (VIDEO)

Sadik.Autor

YAMAL ZBRET NGA FRONI DYSHEN MESSI-RONALDO/ Vendos rekord në shitjen e fanellave

F.autor

KASTROITI GJEN PORTIER/ Ish-“gardiani” bardheblu firmos me krutanët

Delo.autor

Leave a Comment