Futboll Sport

“BESUAM QË NGA MOMENTI I PARË”/ Mancini: Spinazzola? Mbrojtësi më i miri i Kampionatit Europian

Roberto Mançini karikoi Italinë duke folur për disa tema aktuale të ‘’axurrëve’’ në rrjetet sociale.

Tekniku u ndal të fliste për kundërshtarët, ndeshjen me Belgjikën dhe Spinacolën.

Anglia: ‘’Do të jetë një ndeshje e bukur, ato janë solide dhe kanë arritur deri këtu me meritë. Unë gjithmonë kam menduar se mund të shkoj në fund, sepse gjithmonë besoj në gjëra pozitive, por mbi të gjitha djemtë besuan që nga momenti i parë, pasi nuk ishte e thjeshtë’’.

Ndeshja me Turqinë në Romë: ‘’Ishte natë e bukur, publiku u kthye në stadium. Do e kem në kujtesën time’’.

Belgjika: ‘’Goli i Insinjes na dha qetësi pavarësisht penalltisë së Lukakut, le të themi se ishte një penallti që mund të ishte dhënë pa VAR …’’.

Spinacola: ‘’Një keqardhje e madhe që ai nuk mund të luajë në finale, por është fakt se ishte mbrojtësi më i mirë në Kampionatin Europian”.

Related posts

PSG-Real Madrid, ja kush ekip favorizohet nga kompanitë e basteve

Q.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Gafë e pafalshme, Mbemba realizon autogol në favor të Milan-it (VIDEO)

Delo.autor

Tronditet bota e futbollit, klubi i njohur përfshihet në një skandal seksual me të miturit

Sadik.Autor

Leave a Comment