Futboll Kategoria Superiore Sport

BRDARIC NUK I DEL INATI ME ARBITRIN/ Trajneri i shkodranëve i vendosur për ankimimin në UEFA ndaj rusit

Në Bosnjë të gjithë mund të kenë mbetur të habitur nga reagimi i trajnerit të Vllaznisë, Tomas Brdariç, i cili ka kontestuar shpesh gjykimin dhe për këtë arsye u ndëshkua me karton të kuq dhe do të mungojë në drejtim në ndeshjen e kthimit në Shkodër.

Edhe një ditë pas humbjes trajneri nuk ka qenë i qetë, por i vendosur për t’i shkuar deri në fund e për të kërkuar drejtësinë.

“Panorama Sport” ka mësuar se Brdariç, edhe nëse klubi nuk bën ankesë në UEFA ndaj gjyqtarit të ndeshjes, Aleksei Matjunin, e ka ndarë mendjen që ta bëjë vetë një ankesë në komisionet përkatëse për arbitrin rus. Pas ndeshjes Brdariç pohoi se lojtarët e tij luajtën ndaj 12 vetëve.

Related posts

E ÇUDITSHME/ Nuk ka rikthim të Dani Alves tek Barcelona, La Liga e ndalon për një arsye të veçantë

Delo.autor

OLSI RAMA “PESHKON” NË ITALI/ Partizani tenton ish-trajnerin e Lacios dhe Romës…

Delo.autor

Të ftuar special në “Elbasan Arena”/ Meta me dorë në zemër, presidenti i Laçit duarkryq

Isa.Autor

Leave a Comment