Basketball Sport

NBA/ Phoenix-Milwaukee, finalja surprizë dhe pa favoritë

Mëngjesin e së mërkurës (03:00 ora shqiptare) do të nisin finalet play off në NBA, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë Phoenix Suns dhe Milwaukee Bucks. Skuadra e Suns ka favorin e fushës për shkak të renditjes më të mirë në sezonin e rregullt (e dyta në Perëndim) dhe aty do të luhen 4 ndeshje nga 7 të planifikauara.

Pavarësisht kësaj, parashikohet një përballje e fortë mes dy ekipeve dhe nuk ka favoritë. Në ndeshjen e parë, ndoshta Pheonix mund të përfitojë nga faktori fushë dhe fakti se Giannis Antetokounmpo është në dyshim për Bucks, ende i dëmtuar. Gjithsesi, ai mund të jetë gati për sfidën e dytë.

Booker dhe Chris Paul janë dy liderët e Phoenix, që ka bërë një sezon fantastik, duke eliminuar edhe kampionët në fuqi të Lakers. Në kahun tjetër, Middleton e Holiday presin Giannis për të bërë realitet ëndrrën. Gjithsesi, kjo mbetet një finale surprizë për të gjithë, pasi në finale kanë dalë dy ekipe që pakkush mendonte se do të arrinin deri këtu.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Ansu Fati dhe familja e tij bëhen ortak i klubit të Barcelonës

Delo.autor

Allegri zbulon nëse do të jetë trajner i Arsenalit

Sadik.Autor

Revolucion në NBA, vjen linja e 4-pikëshit

Sadik.Autor

Leave a Comment