Futboll Sport

E BUJSHME/ Anderlecht huazon talentin e Bayern Munich para ndeshjes me Laçin, ja emri…

Rivalët e Laçit në turin e tretë të Ligës së Konferencës, Anderlehti ka bërë një goditje të madhe në sulm duke huazuar talentin e Bajern Mynihut, Xhoshua Zirkze.

Sezonin e kaluar, Zirkze ishte i huazuar tek Parma në Serinë A, por u rikthye në Mynih sërish. Drejtuesit nuk kërkojnë ta djegin talentin 20 vjeçar, duke e transferuar në një skuadër ku mund të marrë më shumë minuta.

Sipas ‘’Sport1’’, Zirkze ka braktisur grumbullimin me pjesën tjetër të skuadrës dhe në orët në vijim pritet dhe zyrtarizimi i tij tek skuadra belge. Kohët e fundit, holandezi u bë protagonist pas një rasti të humbur në një miqësore kundër Ajaksit, gjest i cili u cilësua si tallje nga tifozët bavarez duke vërshuar në lumë sharjesh ndaj sulmuesit të talentuar.

Related posts

NUK DO TA BESONI/ Ja vendimi PËRFUNDIMTAR i MILANIT për IBRËN

Isa.Autor

FITON ME “DOPIETË” ALAVES/ Valencia dhe një përmbysje që “DËRGON” “Los Blancos” në…

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja PSG-Leipzig. Rezultati 3-2

Delo.autor

Leave a Comment