Futboll Seria A Sport

“DERBI LAZIO-ROMA DO TË SHIKOHET NË TË GJITHË BOTËN”/ Igli Tare: Kemi sjellë trajner të shkëlqyer, mund të…

Gjatë përcaktimit të kalendarit për sezonin e ri, drejtori sportive i Lacios, Igli Tare, foli në një prononcim për mediat, në lidhje me situatën aktuale në klubin e kaltër si dhe përshtatjen e trajnerit të ri. Në deklaratën e tij, Tare ndër të tjera u shpreh:

“Ardhja e Sarri me të vërtetë ndezi entuziazëm të madh në qytet, tifozët e donin atë fuqimisht dhe ne i kënaqëm. Ne sollëm një trajner të shkëlqyeshëm te Lacio dhe derbi i Romës do të shikohet në të gjithë botën me shumë kënaqësi.

Sarri gjeti një ekip shumë të motivuar, në 5 ditët e para të stërvitjes pashë entuziazëm të madh për punën e tij. Ai vetë tha se është në një vend ku mund të luajë futboll siç i pëlqen.

Luis Alberto? Ai tashmë është kthyer dhe është me skuadrën”, u shpreh Tare.

Related posts

FUTBOLLI SENEGALEZ NË ZI/ Vdes lojtari 23-vjeçar, luajti një sezon në Superligën shqiptare

Delo.autor

BUFFON TITULLAR NË KUPËN E ITALISË/ Pas rekordit të prezencave, “Gardiani” i Juventus kërkon një tjetër arritje

Delo.autor

YLLI IGRISI KARTONIN GJYQTARIT SPAHIU/ Ja sa u dënua nga Komisioni i Disiplinës sulmuesi i Albpetrolit…

Delo.autor

Leave a Comment