Futboll Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Trajneri italian drejt zyrtarizimit tek Kukësi, ja pse po vonon firma…

Nesër, me shumë gjasa, do të vendoset përfundimisht edhe për trajnerin e ri të Kukësit. Siç dihet, në tavolinë ka vetëm një emër, është ai i Diego Longos, me të cilin prej ditësh ka pasur biseda intensive dhe parimisht palët kanë rënë dakord për një bashkëpunim midis tyre.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht nga burime të besueshme në kampin verilindor se nesër do të ketë një takim që mund të vërë pikat mbi “i” sa i përket trajnerit të ri, me Longon që ka prerë biletën për të ardhur në Kukës.

Italiani do të zbarkojë personalisht në Shqipëri për të takuar nga afër drejtuesit dhe të shohë konkretisht situatën në klub. Duke qenë se parimisht ka një dakordësi nga të dyja palët, kjo vizitë e italianit në Shqipëri për të zbarkuar në zyrat e Kukësit do të jetë vendimtare.

Burimet pohojnë se çështja mund të konsiderohet edhe si e mbyllur, pasi klubi ka rënë dakord që të plotësojë kushtet e teknikut, ndaj në plan të parë kjo vizitë shihet thjesht si mundësi për të hedhur firmën nën kontratë.

Megjithatë, për aq kohë sa nuk ka një konfirmim zyrtar, duket se tekniku ka ende disa merake dhe kërkon të sigurohet për gjithçka para se të vendosë.

MERAKET E TRAJNERIT – Firma po vonohet për shkak të sigurisë që kërkon trajneri nën drejtimin e Kukësit. Fakti që Longo ka qenë ndihmës i Mirçea Luçeskut te Dinamoja e Kievit dhe Razvan Luçeskut në disa ekipe cilësore në Europë dhe jo vetëm, ka bërë që italiani të ketë pretendime të mëdha para se të bëjë hapin e tij të madh në karrierë, atë të trajnerit të parë.

Mësohet se Longo, së pari, kërkon të sigurohet për ambientet sportive në të cilat do të stërvitet ekipi, në mënyrë që të ketë mundësinë të implementojë siç duhet filozofinë e tij te skuadra që do të drejtojë.

Nga ana tjetër, gjasat janë që italiani të vijë me një staf të vetin në Kukës, por nuk dihet se sa do të jetë e mundur diçka e tillë për arkat e Kukësit. Jo vetëm kaq, por tekniku kërkon të njohë personalisht edhe njerëzit me të cilët do të punojë dhe me kë ka të bëjë në këtë klub, ndaj edhe ka mbajtur pezull për momentin firmosjen e kontratës.

Megjithatë, në plan të parë janë të gjitha dilema që thuajse e kanë një zgjidhje dhe shanset që nesër Kukësi të bëhet me trajner të ri janë të mëdha

Related posts

E TRISHTË/ Luajti në epokën e artë të Real Madrid, vdes ish-futbollisti spanjoll…

Delo.autor

“ISHIM NË SHTËPI TË VJETËR”/ E kaluara e vështirë e familjes së Ronaldos: Miu po më hante fytyrën, por më shpëtoi…

Delo.autor

“JE NJË COP M*TI”/ Tifozat e Manchester shajnë dhe ofendojnë Pogban (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment