Futboll Sport

DËSHTIMI I GJERMANISË NË “EURO 2020″/ Mesfushori Muller: Ai momenti kur gjithçka është në dorën tënde…

Tomas Myler e kishte fatin e Gjermanisë në dorë, teksa i ndodhur vetëm përballë portierit anglez, pak minuta para përfundimit të ndeshjes, gaboi duke zhgënjyer miliona tifozë gjermanë. Një ditë pas dramës në “Wembley”, mesfushori gjerman reagoi në rrjetet sociale duke marrë përsipër fajin për eliminimin e skuadrës së tij nga turneu.

“Ja ku ishte momenti që do të mbahet mend në fund dhe që do të shoqërojë natën teksa fle. Ai moment për të cilin punon, stërvitesh dhe jeton si futbollist. Ai momenti kur gjithçka është në dorën tënde, për të bërë të lumtur një komb. Të pasurit këtë mundësi dhe ta shpërdorosh atë të dhemb shumë.

Më dhemb për të gjithë kombëtaren gjermane, shokët e skuadrës, trajnerin i cili më besoi dhe tifozët të cilët na mbështetën në stadium dhe në shtëpitë e tyre gjatë këtij kompeticioni, edhe pse në kohë jo të përshtatshme”, ishte postimi i mesfushorit të kombëtares gjermane. Pak para fundit të ndeshjes, Myler u zëvendësua për t’ia lënë vendin Musialës.

Gjatë këtij zëvendësimi ai nisi të fliste duke kritikuar veten e tij. Inati ishte i madh, fytyra e tij tregonte gjithçka. Të gjithë e dinë, dhe vetë ai e di, se një rast i tillë duhet të përfundonte në rrjetë.

Por, kjo gjë nuk ndodhi dhe disa minuta më pas anglezët shënuan golin e dytë me anë të Heri Kejnit që vendosi edhe fatin e një ndeshjeje dramatike dhe elektrizuese në “Wembley” në prani të 45 mijë tifozëve.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Nuk ndalet me goditjet, Inter-i gati t’i heqë Juventus-it nga duart objektivin kryesor…

Delo.autor

SULMUESI BIND TRAJNERIN SHEHI/ Kamerunasi drejt firmës, priten edhe 2 mesfushorë

Isa.Autor

“LAMTUMIRA E FUNDIT”/ Hazard: Isha me FAT që LUAJTA në një skuadër me Fabregasin

F.autor

Leave a Comment