Futboll Sport

Nica nuk tërhiqet/ Klubi francez kërkon 10 milionë euro për ta lën të “lirë” Balotellin

Mario Balotelli prej disa muajsh e ka shfaqur hapur qëllimin e tij për t’u larguar nga Nica, skuadër ku aktivizohet prej dy sezonesh në kampionatin elitar francez. Sikurse informon L’Equipe, përfaqësuesit e sulmuesit italian vijojnë bisedimet me Olimpique Marseille.

Mirëpo drejtuesit e Nices, për shkak të paraqitjes me vonesë të futbollistit në stërvitje nuk lëkunden nga qëndrimi i tyre, duke kërkuar 10 milionë euro për kartoni i tij. Nga ana tjetër, te Marseille e konsiderojnë të ekzagjeruar këtë shifër.

Situata mes 27-vjeçarit dhe klubit francez, ku shënoi 26 gola në dy sezonet e fundit vazhdon të jetë e tensionuar.

Related posts

Raiola i ofron Donnarummën dy klubeve të mëdha

Sadik.Autor

Zvicra drejt çerekfinaleve/ Taulant Xhaka i “rreh shpatullat” vëllait të vogël (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Zbulohet PAKTI SEKRET mes NEYMAR dhe SHEIKUT, do largohet në verë tek…

Isa.Autor

Leave a Comment