Futboll Sport

DISFATA NË FINALEN E “EURO 2020″/ Britanikët hakmerren ndaj Italisë, refuzojnë të hanë në restorantet italiane

Zhgënjimi i humbjes në finalen e Euro 2020 ende nuk është kaluar te britanikët, që në sfidën vendimtare u mundën me penallti nga Italia. Britanikët janë aq shumë të irrituar, sa kanë vendosur ta shfryjnë dufin te kuzhina italiane.

Që nga dita e diel, kur u luajt finalja, prenotimi i restoranteve italiane në Mbretërinë e Bashkuar është ulur me 55%. Sipas “TheFork UK”, puna është rritur ndjeshëm në restorantet britanike dhe ka rënë në ato italiane.

Ndoshta në këtë ulje të punës në restorantet italiane ka ndikuar edhe deklarata e mbrojtësit Leonardo Bonucci pas finales, që tha se britanikët tani të mësojnë të hanë “makaronat”.

Related posts

“SHPËRTHEN” NË STOLIN E REZERVAVE/ Sadio Mane nervozohet me Salah se përse nuk ia pasoi topin, ja momenti (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO nga “Instagram”/ Messi përgatitet me roveshatë për “El Clasico”…

Sadik.Autor

NJË MAKINERI QË NUK NDALET/ “Maratonomaku” Brozovic vendos rekord në Serinë A

Delo.autor

Leave a Comment