Futboll Kategoria Superiore Sport

E ARDHMJA E YLLIT SEFERI/ Sulmuesi i Tiranës do të vazhdojë të qëndrojë tek Teuta deri më…

Me shumë mundësi, Taulant Seferi do të qëndrojë në Durrës edhe për ndeshjet e Teutës në Conference League. Ndonëse nuk është bërë i ditur një lajm i tillë, mësohet se palët mund të kenë një marrëveshje tjetër, gjithmonë nëse e duan durrsakët.

Kujtojmë që Seferi është pjesë e Teutës prej disa javësh. Lojtari do të aktivizohet në dy sfidat e Champions League. Një vitrinë për sulmuesin e Tiranës që qëndroi gjashtë muaj borxh te Tirana dhe më pas bardheblutë morën pronësinë e plotë të ish-lojtarit të Jang Bojsit. Lojtari u aktivizua titullar në pothuajse të gjitha ndeshjet e kampionatit nga janari deri në muajin maj.

Related posts

​ISH-MESFUSHORI I TOTTENHAM/ Nayim: Me Messin në skuadër, çdo ekip është…

Isa.Autor

NDALET ME BARZIM/ Kukësi eliminohet nga Europa League

Delo.autor

Chalov shënon gol ndaj Arsenalit

Sadik.Autor

Leave a Comment