Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Goditja e madhe e Dinamos, Ibraimi gjithnjë e më pranë klubit kryeqytetas

Një goditje e madhe e Dinamos pritet të jetë padyshim Agim Ibraimi. Fantazisti 32-vjeçar që mbylli sezonin si kapiten i Kukësit, duke shënuar plot 15 gola me fanellën e verilindorëve në kampionatin e fundit, ka marrë një ofertë zyrtare nga blutë e kryeqytetit.

Fakti që edhe Demiri është bindur për të firmosur me Dinamon, e bën edhe më të lehtë afrimin e Ibraimit. Ky i fundit vlerësohet si një prej lojtarëve më të paguar në kampionatin shqiptar, prandaj dhe drejtuesit blu kanë menduar të bëjnë një sakrificë për të bindur tetovarin. Ashtu si Demiri, edhe Ibraimi është lojtar i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Kukësin dhe tashmë e ka në dorë vetë të ardhmen e tij

Related posts

Alexis Sánchez nxjerr “mllef” ndaj drejtuesve/ Lojtarë si Vidal i nevojiten Man United

Isa.Autor

NBA/ Atlanta përmbys Clippers, Houston rikthehet te fitorja ndaj Denver (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ IBRA më pranë MILANIT, Zlatan gati të rikthehet te kuqezinjtë

Isa.Autor

Leave a Comment