Futboll La Liga Sport

PROKURORI ACAROHET NGA SITUATA E KRIJUAR/ Ja çfarë ndodh me cështjen “Suarez”

Hetimet për Luis Suarezin dhe provimin e tij të italishtes janë pezulluar. Të paktën përkohësisht. Vendimi është marrë nga kryeprokurori i Peruxhas, Rafaele Kantone, i cili i acaruar për rrjedhjen e informacionit të dosjes, ka menduar të ndalojë gjithçka për të zbuluar përgjegjësit që po nxjerrin detajet e një dosjeje që, sipas ligjit, duhet të jetë e fshehtë.

Kantone ishte njeriu të cilit i ishin besuar hetimet për farsën e një provimi italishteje, të cilit i ishte nënshtruar disa ditë më parë sulmuesi i Barcelonës. Pezullimi i hetimeve vjen paralelisht me hapjen e një dosjeje, që ka për qëllim zbulimin e personave që po nxjerrin në media informacione dhe detaje në lidhje me situatën e marrjes së provimit të nivelit B1 nga ana e uruguaianit.

ACARIM – “Jam thellësisht i prekur nga gjithçka po ndodh, përfshirë edhe grumbullimin e mediave në dyert e prokurorisë. Do të bëjmë të mundur që gjëra të tilla të mos ndodhin më”, deklaronte dje Kantone teksa edhe në ditët e kaluara nuk e kishte fshehur nervozizmin e tij për rrjedhën e informacionit, duke shkelur haptazi sekretin hetimor.

Pikërisht dje, hetimi po përjetonte zhvillime të rëndësishme për shkak të marrjes në pyetje të personave të informuar mbi faktet, të palëve të treta që nuk po hetohen, por edhe të avokatëve të Juventusit, Luixhi Kiapero e Maria Turko. Paralelisht, hetimet po thelloheshin edhe në monitorimin e elementëve informatikë si telefona celularë apo kompjuterë.

Vërtet Kantone është shprehur i shqetësuar, por lëvizjet e djeshme nga ana e tij mund të jenë edhe një orvatje për të shmangur presionin mediatik në një moment tejet delikat të hetimeve.

Stefania-Spina-Luis-Suarez

SHUMË NGUT – Kryeprokurori u tregua i kujdesshëm në ditët e fundit duke çmontuar çdo lloj predispozicioni për të mbyllur me afate të shkurtra çështjen. Edhe kur u bënë kontrollet vendore për të mbledhur prova nga kompjuterë dhe celularë, ishte vetë zoti Kantone që njoftoi këtë nismë për të shmangur dalje të nxituara në përfundime.

Sidoqoftë, provimi i Suarezit është një farsë të cilën hetuesi e ka konfirmuar në më shumë se një dalje përpara mediave në ditët e fundit. Sipas tij, korniza e përgjegjësive është e gjitha për t’u përcaktuar dhe puna hetimore është vetëm në hapat e parë. Në fakt, edhe nisja e hetimeve ka qenë disi rastësore duke qenë se përgjimet e dala në skenë i përkasin një hetimi që si synim kishte zbulimin e disa boshllëqeve në bilancin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Praktikisht, gjithçka rreth Suarezit është zbuluar në tri javë, çka përbën një afat të shkurtër kohor për të nxjerrë përfundime të provuara me fakte.

Me lëvizjen e tij Kantone pretendon që të sigurojë minimumin e sekretit të hetimeve për të mos komprometuar gjithçka, teksa është ende i panjohur afati në të cilin hetimet do të qëndrojnë të ndaluara.

suarez

I PASIONUAR – Kantone synon të krijojë hapësirën e nevojshme për të minimizuar çdo lloj mundësie për dalje të tjera informacioni, çka do ta bënte situatën tejet të sikletshme. Kujtojmë se kryeprokurori është hetues i cili gjatë vitit 2003 shoqërohej me eskortë pas luftës së hapur që i kishte shpallur familjes kamorriste të Kazalezëve. Nga 2014-ta deri në vitin e kaluar ishte kryetar i antikorrupsionit, teksa prej 10 muajsh është në krye të Prokurorisë së Peruxhas.

I lindur e i rritur në Napoli, ai është shumë i apasionuar pas futbollit. Në vitin 2012 ka shkruar edhe një libër të titullar “Klubi i futbollit, sepse ai është sporti më i dashur nga mafia”.

Related posts

HERA E PARË QË DO NDESHET KUNDËR BARCELONËS/ Klopp: E pres me padurim…

Delo.autor

U INFEKTUAR NGA KORONAVIRUSI/ Ndërron jetë babai i trajnerit të klubit anglez…

Delo.autor

“E FEJUARA NDAN MASKAT FALAS”/ Berat Gjimshiti tregon dramën e COVID-19 në Bergamo (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment