Futboll Seria A Sport

I BASHKOHET LAZIOS NË GRUMBULLIM/ Strakosha program special për të kapur formën

Thomas Strakosha duket se ka lënë pas dëmtimin e pësuar në fund të sezonit dhe është gati për të nisur përgatitjet sezonale me klubin e Lazios.

Portieri i Kombëtares shqiptare ka kryer vizitat mjekësore në Romë dhe ka udhëtuar në Auronzo di Cadore, ku Lazio po kryen fazën përgatitore, ndërsa pritet që të nisë punën nga dita e nesërme.

Strakosha do të nisë me një program të personalizuar përgatitjesh, për të synuar arritjen e formës më të mirë në fillim të kampionatit.

Kujtojmë që për shkak të këtij dëmtimi, Thomas Strakosha mungoi edhe në dy ndeshjet eliminatore të Euro 2020-ës me Shqipërinë, përballë Islandës dhe Moldavisë.

Related posts

Milan – Inter, derbi edhe i koreografive

Sadik.Autor

Federata e Suedisë: Ibrahimovic nuk do të grumbullohet për “Kupën e Botës”

Sadik.Autor

“US OPEN” PËR FEMRA/ Osaka kualifikohet pa luajtur, fitojnë edhe Halep, Svitolina e Muguruza

Delo.autor

Leave a Comment