Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME/ Vazhdojnë “vjedhjet” nga Dortmund tek PSG

Abdoulaye Kamara është një futbollist i Borussia Dortmund.

16 vjeç, mesfushori i ri francez i është vjedhur PSG-së nga verdhezinjtë.

Klubi gjerman ka saktësuar se pas vizitave mjekësore, Kamara ka nënshkruar një kontratë afatgjatë. Francezi është vetëm i fundit i një liste të gjatë lojtarësh “të vjedhur” nga të mëdhatë e Europës.

Deri në atë pikë sa një vit më parë drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, ka shpërthyer: “Është e pamundur të zhvillohen negociata në këto kushte”, ka thënë në lidhje me politikën e ndjekur nga Bayern, Leipzig dhe Dortmund.

Një shpërthim që ka ardhur pas transferimit të Tanguy Nianzou te Bayern me parametra zero, gjithmonë nga të rinjtë e Paris Saint-Germain.

“Po u telefonojnë prindërve, miqve, familjarëve ose lojtarit vetë. Në moshën 15 ose 16 vjeç, të rinjtë janë të tërhequr nga këto klube dhe u merren mendtë. Ndoshta rregullat duhet të ndryshohen për të mbrojtur klubet franceze”, ka qenë apeli i brazilianit.

PSG, sa për informacion, ka humbur edhe 17-vjeçarin Soumaïla Coulibaly, drejt Dortmund-it, me kosto zero. Dhe Dan-Axel Zagadou në të njëtën mënyrë 2017-ën.

Related posts

KOSOVË-GJEORGJI/ Muriqi: Na pret një ndeshje e vështirë, por futemi në fushë për…

Delo.autor

E BUJSHME/ Princi arab i Njukastëllit “hap thesin”, gati oferta 250 milionë euro për 3 yjet e Juventusit

Delo.autor

“SI NDALET “JASHTËTOKËSORI”?” Ylli i Atletico Madrid jep përgjigjen befasuese

Delo.autor

Leave a Comment