Sport Të tjera

FRIKË NË ITALI/ Sportisti ikonë pëson atak kardiak dhe dërgohet në spital

Ish-sportisti italian, Antonio Rosi shokoi botën e sportit pas një sulmi në zemër të pësuar këtë të diele gjatë zhvillimit të një turneu.

52-vjeçari fitues i 5 medaljeve në Lojërat Olimpike në sportin e kanoeve, shkoi menjëherë në urgjencë duke qëndruar nën vëzhgimin e kardiologëve.

E gjithë Italia u prek nga ky lajm, pasi Rosi është një ikonë e këtij sporti në vendin fqinj madje mban dhe postin e nënsekretarit të Lojërave Olimpike Dimërore që do të zhvillohen në Itali në vitin 2026. Vetë sportisti reagoi duke bërë dhe shaka mbi gjendjen e tij, :’’Pas 50 vitesh shërbim, ndihem si i ri tani’’, tha Rosi duke qetësuar tifozët italian.

Related posts

“SHPËRTHEN” NJË DEKLARATË/ Bosi i Fiorentinës: Milan dhe Inter fryhen me para borxh, Juventus janë bij kur*ve

Delo.autor

SHBA i ndaloi hyrjen, Tom Doshi dyfishon shpërblimin për ekipin e Vllaznisë

Sadik.Autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ÇEK/ Mesfushori i Kombëtares realizon SUPER GOL nga goditja e dënimit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment