Futboll Seria A Sport

SI MOURINHO TURPËROI OZIL/ “E dashura jote ka qenë me të gjithë ekipin e Interit dhe…”

Kjo javë është shënuar nga përgjime dhe mesazhe të reja që dalin nga Real Madrid falë një serie audiosh të rrjedhura paraqesin presidentin Florentino Perez i cili ka kritikuar Iker Casillas, Raul, Jose Mourinho, Cristiano Ronaldo, Luis Figo dhe Guti kanë pësuar kritika të ashpra dhe tani Mesut Ozil ka dalë në dritë një histori e turpshme.

Gjithçka lidhet me vitin 2010 kur mesfushori turk ishte pjesë e Real Madrid. Futbollisti ishte në moshën 21-vjeçare gjatë asaj kohe dhe kishte rënë në dashuri me një modele italiane.Në atë kohë trajner ishte Jose Mourinho, i cili kishte kaluar 2 vjet në Milano si trajner i Interit. Portugezi kishte këshilluar Ozil që të ndahet, pasi vajza që ai takonte kishte shkuar në shtrat me të gjithë lojtarët e Milanit dhe Interit.Gjithçka e zbuluar nga fjalët e presidentit të Realit, Perez.

“Ozil është një nga këta turqit e brezit të tretë që zbulon Madridin. Ai ra në dashuri me një modele italiane, nga Milano. Merrte aeroplanin privat, shkonte në Milano, shkonte në shtrat me modelen dhe pastaj kthehej prapë”. Më pas ishte Jose Mourinho që i ka treguar edhe intimitetin e femrës së Ozil. “A do të më lejosh mua që të flas sikur të jem babai yt? Dhe Ozili që natyrisht u përgjigj:

“Po, po. Pa problem”. Shiko, ajo vajzë me të cilën ti po del ka shkuar në shtrat me gjithë Interin, me të gjithë Milanin, duke përfshirë edhe stafet teknike të dy ekipeve”. Këto ishin fjalët e trajnerit portugez dhe Ozil do t’i jepte menjëherë fund lidhjes.

Related posts

E PAPRITUR/ BAYERN pranë akordit me “yllin” e ARSENALIT, dështon MILANI

Isa.Autor

ZYRTARE/ Merr fund pritja: MILAN prezanton mesfushorin më të FORTË në BOTË

Isa.Autor

TIRANA-PARTIZANI/ Kapitullon skuadra e Sormanit, Ernest Muçi “hipotekon” fitoren (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment