Futboll Sport

E PABESUESHME/ Sulmuesi Depay realizon një SUPER GOL në miqësore ndaj Stuttgart (VIDEO)

Pasditen e sotme, Barcelona zhvilloi një miqësore me skuadrën e Shtutgartit në Gjermani duke vazhduar përgatitjet para nisjes së sezonit të ri.

Në fushë zbriti dhe blerja më e re, sulmuesi Memfis Depai i cili bëri një performancë mjaft të mirë duke shënuar një supergol. Në minutën e 21-të, Depai stopoi bukur një top të gjatë, dribloi mbrojtësin kundërshtar dhe mposhti portierin me një goditje të saktë brenda zonës.

Një paraqitje mjaft e mirë e holandezit, i cili së bashku me Agueron dhe Mesin pritet të formojë një sulm mjaft të fortë. Kujtojmë se sulmuesi shqiptar, Rei Manaj e nisi nga stoli ndeshjen me Kuman që u dha mundësi lojtarëve që u kthyen nga pushimet të kapin ritmin e shokëve të skuadrës.

Related posts

KARTON I KUQ PËR UDINESEN/ Tifozët e “Kuqezinjve” irritohen dhe akuzojnë: Pse VAR nuk u përdor për shuplakën ndaj Piatek (VIDEO)

Delo.autor

Mourinho: “Fenomeni” Ronaldo është më i mirë se Cristiano…

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Një ish-milanist kandidat për të pasuar Gattuson, ja emri i kandidatit

Delo.autor

Leave a Comment